Kur fëmijët janë sëmurë

Lojra dhe aktivitete popullore

Ngjyrat

Ka dy mënyra aktivitetesh. Eshtë shumë rast i bukur të praktikosh me femijën tënd sa ngjyra të ndryshme ekzistojnë :-)

Versioni i parë kërkon një top ose një jastëk të vogël. Ne i hedhim ato te njëri-tjetri dhe themi emrat e ngjyrave të ndryshme – por njëra nga ato “ju djeg dorën” – është e zezë, dhe topi nuk mund të kalohet nese dikush thote qe …

Versioni i dytë është të gjesh ngjashmëritë. Personi i parë rreshton 3-5 objekte që mund të ngjasojnë me një ngjyrë të veçantë dhe pastaj thotë emrin e ngjyrës tjetër për personin tjetër :-)

Domate

A e mbani mend këtë lojë që nga fëmijëria? Nëse e mbani mend, ju e dini që çdo pyetjeje duhet t’i përgjigjesh: Domate!
Nëse virusët kanë pushtuar shtëpinë tuaj dhe i vogli juaj është i trishtuar e deprese – pëpiquni të bëni disa shakara, sepse e qeshura është e shëndetshme :-)
Dy njerëz janë mjaftueshëm për të luajtur këtë lojë. Njëri bën pyetje, duke u përpjekur të dëfreje partnerin, i cili ka për t’iu përgjigjur: Domate! të gjitha pyetjeve. Nëse ai/ajo bën një gabim, thuaj diçka tjetër ose filloni të qeshni – loja mbaron dhe ju ndërroni rolet :-)

Thashetheme

Nëse fëmija juaj është sëmurë, ju mund të luani së bashku lojën me thashetheme.

Personi që fillon lojën shpik një fjalë ose një fjali që i pëshpëritet në vesh personit tjetër, i cili pëshpërit çfarë ka dëgjuar – ose mendon që ka dëgjuar te personat e tjerë.
Personi i fundit flet me zë të lartë mesazhin e dëgjuar. E mbani mend se çfarë gallate bëhet kur mesazhi i fundit është komplet i ndryshëm nga ai fillestari? :-)

Ngjyrosja e pikturave

Nëse fëmija juaj pëlqen të ngjyrosë piktura dhe nuk keni libra me ngjyra për të ngjyrosur, mami dhe babi mund të vizatojnë më mirë se kushdo tjetër :-)

Merrni një fletë letre të bardhë dhe një stilolaps ose laps. Pyeteni fëmijën tuaj se çfarë pikture do t’i pëlqente atij të ngjyroste dhe vizatoni një kontur të personit apo objektit. Ju mund të rikujtoni fëmijërinë tuaj dhe të ndiheni sikur jeni 8 vjeç :-). Ju mund ta ngjyrosni pikturën së bashku, ose pasi ta keni bërë ju të parën, i kërkoni fëmijës tuaj të vizatojë ai një pikturë për ju që ta ngjyrosni :-)
Këto aktivitete zhvillojnë imagjinatën!

Lojra me gërma

Nëse fëmija juaj është akoma në shkollë fillore dhe njeh të gjitha shkronjat, ju mund ta praktikoni atë duke luajtur këtë lojë – vetëm ju të dy ose e gjithë familja. Personi i parë thotë një fjalë, dhe personi tjetër duhet të gjejë një fjalë tjetër që fillon me shkronjën që përfundon fjala parardhëse. Për ta bërë lojën më të vështirë, çdo fjalë mund të përdoret vetëm një herë :-)

Hollon sputumin në
mënyrë efektive
Lehtëson
frymëmarrjen