Kur fëmijët janë sëmurë

Si të veprojmë me një fëmijë të sëmurë?

Gjatë kohës që janë sëmurë, fëmijët e vegjël janë shumë të dobët, ndihen të përgjumur, të lodhur dhe pa oreks. Për këtë arsye, ne duhet të kujtojmë disa rregulla që do të mundësojnë që fëmija jonë të kthehet në aktivitetin normal, rregulla të cilat çdo prind fillon t’i harrojë kur fëmija është i sëmurë:

Ndriço, ndriço, yll i vogël….

Sëmundja çon në dobësi të të gjithë organizmit, dhe lufton kundër infeksioneve në trupin e të voglit, kështu që fëmija duhet të flejë sa më shumë që të jetë e mundur. Mos u shqetësoni nëse i vogli juaj ndihet i përgjumur në mbrëmje, megjithëse ka fjetur gjatë ditës, është normale! Gjithsesi, nëse ju e keni problem për të vënë fëmijën në gjumë gjatë ditës, në vend të gjumit të mbasdites ju mund të organizoni ndonjë aktivitet relaksues: p.sh. lexoni librin e preferuar (ne e dimë që ju ia keni lexuar atë shumë herë dhe mund të luani rolin e Maçokut me çizme, ose Mickey Mouse, por nëna duhet të bëjë gjithçka për fëmijën e saj të vogël). Ju gjithashtu mund të zgjidhni një aktivitet nga lista jonë e ideve të publikuara në “Aktivitete dhe lojra popullore”, nën titullin “Kur fëmija është sëmurë”.

Frymëmarrja dhe frymënxjerrja!

Kur fëmija juaj fle paqësisht, mijëra baktere janë të pranishme rreth e rrotull, kështu që, kur ai zgjohet, është radha e mamit të kujdeset që t’i zhdukë ato. Ajri i pastër do të jetë aleati juaj në këtë rast. Sigurisht që dhoma duhet të ajroset kur fëmija nuk është aty. Mos harroni që nuk duhet të jetë shumë ngrohtë në shtëpi, sepse ajri i thatë nuk bën mirë në rastet e infeksioneve, për arsye se shkakton tharjen e membranës së mukozave dhe vështirëson frymëmarrjen. Kur ngrohja qëndrore është e ndezur, përpiquni të siguroni nivelin e duhur të lagështirës, duke varur peshqirë të lagur rreth shtratit të fëmijës tuaj. Ju gjithashtu mund të blini një aparaturë të veçantë që kontrollon nivelin e lagështirës në shtëpinë tuaj. Kur fëmija të përmirësohet në një shtëpi të rregullt, edhe ju do të merrni frymë lirisht!

Për nënën, për babain!

Kur fëmija juaj është i sëmurë, ushqyerja e duhur dhe suporti i ushqimit që të rikthejnë forcën janë të nevojshëm për shërim. Oreksi jo i mirë dhe infeksioni luajnë rol të kundërt, kështu që mos u shqetësoni nëse fëmija nuk e ha të gjithë ushqimin, (oreksi do të përmirësohet pasi të shërohet). Megjthatë, sa më shumë lëngje të pijë, aq më mirë është. Organizmi i të voglit tuaj është i dehidratuar si një shkretëtirë dhe është në pritje për “diçka të lagur” – kështu që lëngjet duhet të jepen me shumicë: ujë, lëng frutash ose çaj. Gjatë periudhës me temperaturë, diarrhe, të vjella dhe çrregullime të traktit respirator, lëngjet parandalojnë dehidrimin e organizmit.

Le të luajmë me sapunin….

Organizmi i fëmijës tuaj e pëlqen ngrohtësinë gjatë periudhës kur është sëmurë, por lëkura duhet të pastrohet. Infeksionet shoqërohen me djersitje, dhe lëkura ka probleme me funksionimin normal, pasi është më e ndjeshme ndaj irritimeve dhe inflamacionit.

Mami është më e mira!

Por ka diçka që ju sigurisht e dini – asgjë nuk ndihmon më shumë për përmirësimin e fëmijës sesa dashuria e prindërve – Mami dhe Babi, për të cilët fëmija është personi më i rëndësishëm në botë.

Hollon sputumin në
mënyrë efektive
Lehtëson
frymëmarrjen