Kur prindërit janë sëmurë

Kur ne jemi semurë, është shumë e vështirë që të ruajmë veten… Ne jemi të dobët, të përgjumur, dhe veprimet tona i ngjajnë një filmi me lëvizje të ngadalta… Infeksioni! Një armik i cili të godet pa lajmëruar! Kështu që, nëse ne e kemi kapur atë, çfarë duhet të bëjmë që ta largojmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur?

Disa metoda të vlefshme në betejën kundër këtyre armiqve janë më poshtë:

  • Vitaminat janë gjithmonë në krahun tuaj – prandaj, pajiseni dietën tuaj me përbërje me vitamina, mundësisht fruta të freskëta, të cilat do të forcojnë organizmin, duke fokusuar energjinë e tyre për luftën kundër infeksionit, në vend të tretjes së ushqimit të rëndë.
  • Gjatë sëmundjes, organizmi ynë është lehtësisht i dehidratueshëm, prandaj pirja e lëngjeve (veçanërisht çaj e lëng frutash) do ta ndihmojnë organizmin në plotësimin me ujë dhe do t’ju ndihmojnë në nxjerrjen e sekrecioneve. Lëngu më i mirë i frutave është lëngu i portokallit të shtrydhur, sepse përmban shumë vitaminë C.
  • Ajri i pastër është gjithashtu ndihmë shumë e mirë në eliminimin e infeksioneve, por mos harroni që kur dhoma juaj të ajroset, ju duhet të kaloni në dhomën tjetër.
  • Gjatë infeksionit qëndroni vigjilentë ndaj ndryshimit të temperaturës, sepse organizmi i infektuar është më i ndjeshëm.
  • Nëse nuk ndiheni mirë, mos u frikësoni të shkoni të shtriheni.
  • Mos harroni që të ndiqni rekomandimet e doktorit për marrjen e medikamenteve.

Hollon sputumin në
mënyrë efektive
Lehtëson
frymëmarrjen