Astma bronkiale

Astma bronkiale

Astma bronkiale është një sëmundje kronike e rrugëve të frymëmarrjes, duke shkaktuar kontraktime te rrugëve bronkiale dhe reduktim të rrjedhjes së ajrit.

Simptomat më të shpeshta të astmës përfshijnë: ataket e dyspnesë për shkak të bronkospazmave, kollë dhe ngacmime. Ato janë veçanërisht intensive natën dhe herët në mëngjes. Simptomat e astmës mund të largohen, tërësisht ose pjesërisht, në qoftë se pacienti merr trajtim të përshtatshëm antiastmatik. Sulmet astmatike mund të ndodhin pas ekspozimit kundrejt alergenëve (pluhur, polen, qime të kafshëve, pupla, disa produkte ushqimore), gjatë lodhjes fizike, frymëmarrje në ajër të ftohtë, apo infeksione te traktit te frymëmarrjes.

Astmatikët shpesh ankohen për ndjenjën e shtrëngimit në gjoks, prodhim të tepruar të gëlbazës, çrregullime të gjumit, apo frymëmarrje të shpejtuar.

Është shumë e rëndësishme që të shmanget kontakti me faktorët që shkaktojnë incidente astmatike (duke iu shmangur agjentëve alergenë apo ekspozimit ndaj ajrit të ftohtë). Terapia përfshin kryesisht agjentë bronkodilatatorë, të kombinuar me medikamente antiinflamatore (p.sh. steroid).
Gjithashtu mund të konsiderohen edhe procedurat psikoterapeutike dhe ushtrimet e frymëmarrjes.

Dëshironi të testoni njohuritë tuaja?

Konsultohuni me mjekun në lidhje me metodat e përshtatshme të trajtimit.

[ Printo ]

Testim

Pyetje 1

Ne astmën bronkiale ndodh bronkospazëm dhe dëmtim i rrjedhjes së ajrit.

Po 
Jo  


Pyetje 2

Simptomat më të shpeshta të astmës bronkiale janë ataket e dispnesë

Po 
Jo  


Pyetje 3

Trajtimi i astmës bronkiale është i pavarur nga ashpërsia e saj, si dhe
evitimi i kontaktit me agjentë alergentë është shumë i rëndësishëm.

Po 
Jo  


Hollon sputumin në
mënyrë efektive
Lehtëson
frymëmarrjen