Bronkiti akut

Bronkiti akut

Ndodh që ftohja e zakonshme ose gripi komplikohen dhe kalojnë në bronkit akut.

Humbja e lëngjeve dhe kolla e rëndë mund të shkaktojnë ndryshimin pas disa ditesh në kollë të njomë, që mund të bëhet purulente. Gjithashtu, këtë mund ta shkaktojnë edhe stadi i sëmundjes dhe temperatura. Eshtë më e lehtë që bronkiti akut të shfaqet në dimër, për shkak të lagështirës së ajrit dhe temperaturave në rreth 0°C. Ndjeshmëria ndaj infeksioneve rritet gjithashtu duke pirë cigare (ose kur pijnë të tjeret).

Bronkiti diagnostikohet nga mjeku në bazë të ekzaminimeve tradicionale, që zhvillohen gjatë vizitës së pacientit identifikim i ndryshimit të zhurmës në bronke, si dhe nëpërmjet simptomave të tjera, si: kollë dhe temperaturë në histori.

Persistenca e kollës së njomë mund të përmirësohet nëpërmjet agjenteve që ndikojnë në sekretimin dhe hollimin e mukusit. Rekomandohet gjithashtu të rrini në shtrat, por, nëse shfaqet përsëritje e simptomave dhe rritje e temperaturës, me vështirësi në frymëmarrje, është e nevojshme të shkoni për konsultim te mjeku, i cili mund t’ju rekomandojë një terapi me antibiotikë, pasi infeksioni bakterial mund të ketë arritur kulmin.

Dëshironi të testoni njohuritë tuaja?

Konsultohuni me mjekun në lidhje me metodat e përshtatshme të trajtimit.

[ Printo ]

Testim

Pyetje 1

Bronkiti mund të jetë një komplikacion i ftohjes ose i gripit.

Po 
Jo  


Pyetje 2

Trajtimi i bronkitit akut përfshin, midis të tjerash, agjentë
hollues sekrecionesh, marrje të medikamenteve për uljen
e temperaturës nëse është e nevojshme. Në raste të
justifikuara, mund të konsiderohet terapia me antibiotikë.

Po 
Jo  


Pyetje 3

Bronkiti diagnostikohet nga mjeku gjatë vizitës së pacientit.

Po 
Jo  


Hollon sputumin në
mënyrë efektive
Lehtëson
frymëmarrjen