Laringiti

Laringiti

Laringiti është inflamacion i laringut. Ai shkakton ngjirje të zërit si rezultat i irritimit të kordave vokale të shkaktuara shpesh nga viruset. Sëmundja prek si të rriturit ashtu dhe të vegjëlit. Eshtë më e zakonshme në fund të vjeshtës dhe në dimër, por ndodh gjithashtu edhe në verë, kur njerëzit përdorin pije të ftohta. Shkaktohet shpesh edhe nga të ashtuquajturat “tendosje të zerit”. Eshtë një sëmundje profesionale e këngetarëve, mësuesve, prezantuesve.

Sëmundja merr forma të ndryshme në varësi të moshës së pacientit. Nëse ka prejardhje virale, shoqërohet shpesh me simptoma te tjera, si: ngjirje të zërit, kollë të thatë, djegie ose kruarje të fytit.

Metoda më efektive e trajtimit është reduktimi i të folurit sa më shumë të jetë e mundur. Gjithashtu, duhet të përjashtohet edhe pëshpëritja.
Pacienti duhet patjetër të heqë dore nga pirja e duhanit, alkoolit dhe nga ushqimet e nxehta, të rrije në vende të ajrosura, me nivel të përshtatshëm lagështire.

Trajtimi i laringitit te të rriturit përfshin anestezine lokale ose antiseptike (gjithashtu antiseptikë për larje goje). Marrja e vazhdueshme e lëngjeve është e rekomandueshme, për të hidratuar mukozat e irrituara të fytit.

Cikli i pezmatimit të fytit është krejtësisht i ndryshëm te fëmijët, për shkak se struktura dhe funksioni i fytit ndryshon konsiderueshëm nga ajo e të rriturve dhe membrana e tij është shumë e ndjeshme ndaj edemës dhe kushteve spasmike. Pezmatimi i fytit në një fëmijë mund të manifestohet nga kollë “e thatë” dhe temperaturë e lartë. Fëmijët midis një dhe shtatë vjeç janë më të rrezikuarit.

Dëshironi të testoni njohuritë tuaja?

Konsultohuni me mjekun në lidhje me metodat e përshtatshme të trajtimit.

[ Printo ]

Testim

Pyetje 1

Pezmatimi i fytit shpesh ndodh në fund të vjeshtës dhe në dimër.

Po 
Jo  


Pyetje 2

Eshtë e rëndësishme që gjatë terapisë të flisni sa më pak të jetë e
mundur.

Po 
Jo  


Pyetje 3

Pezmatimi i fytit te femijët ka një zhvillim të ndryshëm nga të rriturit.

Po 
Jo  


Hollon sputumin në
mënyrë efektive
Lehtëson
frymëmarrjen