Rëndimi i bronkitit kronik

Rëndimi i bronkitit kronik

Përkeqësimi i bronkitit kronik karakterizohet nga acarimi i kollës, me sekrecione purulente të bollshme, dhe vështirësi në frymëmarrje.

Përkeqësimi i bronkitit kronik mundet që ndonjëherë të ndodhë si rezultat i infeksioneve virale apo shkaqeve alergjike. Megjithatë, shkaqet kryesore të acarimit te bronkitit kronik janë infeksionet bakteriale.

Si rezultat i gjendjes së zgjatur inflamatore, procesi inflamator depërton gjithmonë e më thellë në murin bronkial dhe pacienti bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Gjatë periudhes kur sëmundja është në stadin me të avancuar, shoqërohet me kollë intensive dhe sputum. Mikroorganizmat që ndodhen në sekrecione mund të eliminohen nëpërmjet agjentëve ekspektorantë. Megjithatë, ato nuk mund të arrijnë në regjionet e brendshme të mureve bronkiale të prekura nga inflamacioni.

Prandaj, kur sëmundja avancon, pacienti i prekur duhet të përdorë antibiotike. Trajtimi me antibiotikë duhet të vazhdojë derisa sputumi të humbasë trajtën purulente.

Dëshironi të testoni njohuritë tuaja?

Konsultohuni me mjekun në lidhje me metodat e përshtatshme të trajtimit.

[ Printo ]

Testim

Pyetje 1

Infeksionet bakteriale janë shkaku kryesor i përkëqesimit të
bronkitit kronik.

Po 
Jo  


Pyetje 2

Gjatë periudhave të përkeqësimit, pacientet kolliten më pak dhe
nxjerrin sputum në mënyrë periodike.

Po 
Jo  


Pyetje 3

Përkeqësimi i bronkitit kronik karakterizohet, ndërmjet të tjerave,
nga kolla.

Po 
Jo  


Hollon sputumin në
mënyrë efektive
Lehtëson
frymëmarrjen